Pas betimit të ligjvënësve, demokratët kanë shumicën edhe në Senat

Amerika

Pas betimit të ligjvënësve, demokratët kanë shumicën edhe në Senat

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:00
Kamala Harris

Demokratët që nga e mërkura zyrtarisht kanë shumicën edhe në Senatin amerikan, pas betimit të dy senatorëve të rinj nga shteti i Georgias, Jon Ossoff dhe Raphael Warnock.

Ossoff dhe Warnock mundën ngushtë rivalët e tyre republikanë në zgjedhjet e 5 janarit në shtetin e Georgias ndryshe të prirur për republikanët.

Alex Padilla, ish sekretare e shtetit e Kalifornisë, e cila do të bëhet senatorja e parë e amerikano-latine e këtij shteti federal, do të bëjë betimin gjatë ditës së sotme, raporton theguardian.

Ai u zgjodh nga guvernatori i Californisë, Gavin Newson për të mbushur pozicionin e Kamala Harrisit, tani nënpresidente e SHBA-së. Pasi të betohen të tre senatorët, Senati do të ndahet në mënyrë të barabartë, 50-50, midis Demokratëve dhe Republikanëve. Por, në këtë barazim, hyn në fuqi vota e Harrisit, e cila dihet se ka qenë senatore demokrate.

Demokratët kështu do të marrin kontrollin e Senatit për herë të parë që nga viti 2014, dhe ata kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat