Kaliforni, vaksinimi i të gjithë të moshuarve mund të zgjat deri në 5 muaj

Amerika

Kaliforni, vaksinimi i të gjithë të moshuarve mund të zgjat deri në 5 muaj

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Më shumë se pesë muaj duhet që të vaksinohen të gjithë banorët e Kalifornisë të moshës 65 vjecare dhe më shumë.

Duke folur gjatë një takimi të komitetit këshillues të vaksinave shtetërore, Dr. Erica Pan tha se Kalifornia ka rreth 6.2 milionë banorë të moshës 65 vjec e më lartë por shteti po siguron vetëm 400,000 deri në 500,000 doza në javë.

Për të vaksinuar 70% të grupmoshave 65+ me dy doza duhen rreth 8,680,000 doza.

“Ne po vlerësojmë se vaksinimi zgjat diku nga 20 deri në 22 javë,” tha ajo.

Ajo shtoi se “duhet të vazhdojnë t’u japin banorëve të Kalifornisë besim se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe se sistemet e vendosura për të siguruar vaksinat janë rigoroze dhe të bazuara në shkencë”, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat