Çifti Trump mbërrin në Mar-a-Lago/ Melania ‘e gatshme’ për diellin e Floridas me veshjen ‘kaftan’ Gucci

Amerika

Çifti Trump mbërrin në Mar-a-Lago/ Melania ‘e gatshme’ për diellin e Floridas me veshjen ‘kaftan’ Gucci

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:26
Donald dhe Melania Trump

Melania Trump duket se ka ‘varur në gozhdë’ këpucët e saj të Zonjës së Parë teksa zbriti nga avioni presidencial Air Force në rezortin Mar-a-Lago për të nisur jetën e saj të re në Florida.

Ajo dhe ish-presidenti Trump dukeshin në humor të mirë para se të merrnin makinat që i prisnin, për të shkuar drejt shtëpisë së re me familjen e tyre.

Pamjet dukeshin shumë më pozitive e të lumtura sesa ato të largimit të tyre nga Uashington, ku Trump  deklaroi: “Do të rikthehemi në një formë ose në një tjetër”.

Ai gjithashtu u uroi fansave ‘një jetë të mbarë’ pra se të ngjitej në avionin Air Force One teksa Joe Biden priste të merrte zyrtarisht stafetën si president.

Teksa ata zbrisnin në Florida, shumë ish-presidentë shikonin sesi Jennifer Lopez e Lady Gaga këndonin për turmën prej 1,000 njerëzish në ceremoninë e Capitol para betimit zyrtar të Joe Biden e Kamala Harris.

Teksa merrte avionin Air Force One, Melania, ishte ngjitur në të me kostumin Chanel, një çantë $70,000 Hermes dhe këpucët e larta Christian Louboutin, ndersa doli prej tij në Florida me një fustan $3,700 Gucci dhe një palë këpucë më të thjeshta $550 Roger Vivier.

Në daljen e fundit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti nuk tregonte keqardhje, por bashkë me Melanian, e cila mbante veshur një xhaketë Chanel, syze dielli dhe cantën e zezë $70,000 Hermes Birkin, ecën drejt helikopterit Marine One pasi foli për gazetarët.

“Ju duam shumë, arritëm shumë së bashku. Tashmë po e lëmë, siç thonë sportistët, e kemi lënë në fushë”, tha Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat