Historia e pabesueshme e gruas/ U rrëmbye kur ishte 20 vjeç, u mbajt në një arkivol dhe u torturua për 7 vite

Amerika

Historia e pabesueshme e gruas/ U rrëmbye kur ishte 20 vjeç, u mbajt në një arkivol dhe u torturua për 7 vite

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:12
Colleen Stan

Colleen Stan ishte vetëm 20-vjeçe kur u rrëmbye dhe u mbajt e mbyllur në një arkivol për 7 vite nga një çift. “The Sun” ka publikuar historinë e saj tronditëse, ndërsa e reja u rrëmbye teksa po shkonte në një festë ditëlindje. Çifti, me një fëmijë në krah, iu afruan duke i thënë se mund ta shoqëronin ata në festë, por në fakt, ata e dërguan në shtëpinë e tyre.

Ngjarja ndodhi në Kaliforni, ku bashkëshortët, Cameron Hooker dhe Janice, e mbyllën atë në një arkivol që e mbanin poshtë krevatit. Ata e nxirrnin vetëm kur donin ta përdhunonin ose torturonin. Ajo u rrah, u torturua me rrymë elektrike, e madje u detyrua të firmoste një kontratë skllavërie nën kërcënimin se do i vrisnin familjen nëse ajo përpiqej të arratisej.

“Isha e tmerruar. Sapo u futa në makinë, një zë më thoshte të dilja dhe të ikja me vrap, por përpiqesha ta qetësoja veten. Më pas, kur pashë që ata nuk u drejtuan për te vendi ku zhvillohej festa, më kapi paniku. Ata më dërguan në shtëpinë e tyre më lidhën me zinxhirë, më torturuan dhe më përdhunuan. Isha e sigurt që do të më vrisnin”, tha ajo.

Image
Colleen Stan

Por ndërsa koha kalonte, asaj iu lejua nga çifti të dilte nga arkivoli dhe të kujdesej për fëmijët.

Më pas gruaja i rrëfeu se megjithëse e shikonte atë teksa torturohej, edhe ajo vetë kishte qenë viktimë e torturave. E madje edhe Colleen pranon se ai e dhunonte atë vazhdimisht, në mënyrat më çnjerëzore.

Në gusht të vitit 1984, Janice e çoi Colleen në një stacion autobusi para se të arratisej me dy vajzat e saj.

Në mënyrë të çuditshme, Colleen më pas i telefonoi Hooker për të thënë se ajo po e linte dhe ai shpërtheu në lot.

Ajo nuk raportoi rrëmbimin dhe abuzimin e saj në polici për muaj, duke telefonuar Hooker disa herë me shpresën se ai do të "ndryshonte".

Në vend të kësaj, ishte Janice ajo që më në fund denoncoi burrin e saj në polici, duke e fajësuar atë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Marie Elizabeth Spannhake, e cila u zhduk në janar 1976.

Janice dëshmoi kundër burrit të saj dhe iu dha imunitet. Hooker u burgos për 104 vjet.

Image
Colleen Stan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat