Aeroplani i Trumpit qëndron ende i parkuar në hangarin e aeroportit të New Yorkut, nuk kishte menduar se do t’i duhet ta përdor deri në vitin 2025

Amerika

Aeroplani i Trumpit qëndron ende i parkuar në hangarin e aeroportit të New Yorkut, nuk kishte menduar se do t’i duhet ta përdor deri në vitin 2025

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:36
Foto

Donald Trump fluturimin e fundit si president i Shteteve të Bashkuara e ka realizuar me aeroplanin presidencial i njohur si Air Force One, por kurrë nuk kishte menduar që shumë shpejt do t’i duhet ta shfrytëzojë aeroplanin e tij privat Boeing për udhëtime.

Bëhet fjalë për modelin Boeing 757-200, që kushton 100 milionë dollarë dhe që Trump e kishte përdorur gjatë fushatës së tij gjatë vitit 2016, dhe prej asaj kohe e kishte parkuar në hangarin e aeroportin e New Yorkut – Stewart, 70 milje në veri të këtij qyteti.

Fotografitë të cilat i ka siguruar ekskluzivisht Daily Mail, shfaqin aeroplanin që është prodhuar në vitin 1991, që është riparuar.

Boeing 757 nuk ka sigurinë dhe pajisjet e avancuara sikurse Air Force One, por disa prej tyre janë të punuar enkas me kërkesë të klientëve dhe janë shumë luksoz.

E parkimi i tij është parë nga analistët si një shenjë nga Trump që nuk do të ketë nevojë ta përdor deri më 2025, duke menduar se do të fitojë edhe një mandat si president i Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat