Biden ndaloi gjatë paradës për ta përshëndetur gazetarin amerikan, të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013

Amerika

Biden ndaloi gjatë paradës për ta përshëndetur gazetarin amerikan, të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:43
Al Roker, Joe Biden

Presidenti i sapo inauguruar, Joe Biden, ndaloi për një çast gjatë paradës amerikane duke shkuar për në Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë një përshëndetje me grusht gazetarit të NBC-s, Al Roker, derisa të njëjtën gjë e kishte bërë në vitin 2013 kur u inaugurua si zëvendëspresident.

“Z. president, si po ndihesh?”, Roker thirri nga zona e medieve, duke bërë që Biden të kthehet drejt tij për ta përshëndetur.

“Ndihem shumë mirë”, iu përgjigj Biden.

Ky veprim i presidentit amerikan mori hov nga shikuesit në të gjithë mediet sociale.

Pas kësaj, dikush vuri në dukje se si momenti pasqyroi kohën në paradën inaugurues të vitit 2013 kur Al Roker mori një shtrëngim duarsh nga zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat