Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve në SHBA, regjistrohen së paku 417 mijë viktima

Amerika

Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve në SHBA, regjistrohen së paku 417 mijë viktima

Më: 24 janar 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë regjistruar 24,991,748 raste të konfirmuara me koronavirus.

Së paku 417,399 persona kanë humbur jetën pas infektimit me COVID-19.

Arbresh.info transmeton se brenda 24 orëve janë shënuar 169,935 raste të reja dhe 3,292 viktima të reja me koronavirus.

SHBA-të kanë blerë së paku 41,411,550 doza të vaksinës kundër koronavirusit dhe kanë vaksinuar 20,537,990 pacient, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat