Biden bisedon me Macron për të forcuar lidhjet SHBA – Francë

Amerika

Biden bisedon me Macron për të forcuar lidhjet SHBA – Francë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:17
Biden, Macron

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të diel ka biseduar me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, për të forcuar lidhjen mes dy shteteve, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në njoftim thuhej se Biden ka theksuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve në NATO dhe partneritetin me Bashkimin Evropia.

Të dy udhëheqësit ranë gjithashtu dakord për një koordinim të ngushtë, duke përfshirë organizata shumëpalëshe, në trajtimin e sfidave të përbashkëta të tilla si ndryshimi i klimës, COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike globale.

Ata gjithashtu ranë dakord të punojnë së bashku në përparësitë e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Kinën, Lindjen e Mesme, Rusinë dhe rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat