Joe Biden u bë President/ Por fëmijët e Donald Trump po përfitojnë në ...

Amerika

Joe Biden u bë President/ Por fëmijët e Donald Trump po përfitojnë në ...

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:56

Ndërsa llogaria e Donald Trump-it në Twitter mbetet e pezulluar përgjithmonë, ato të fëmijëve të ish-presidentit amerikan tregojnë shenja rritjeje.

Ivanka Trump, Donald Trump Jr dhe Tiffany Ariana Trump kanë mbledhur mijëra ndjekës të rinj në platformë që nga 20 janari, kur Joe Biden u inaugurua si president i SHBA-së, me vetëm Eric Trumpin që duket se po vuan një periudhë të rënies së qëndrueshme.

Midis 20 janarit dhe 24 janarit, Ivanka Trump fitoi 54,839 ndjekës, Trump Jr grumbulloi 75,946 dhe Tiffany Trump mori 25,565, tregojnë analizat, raporton Newsweek.

Para një rritje me 96 ndjekës të shtunën e kaluar, numërimi i ndjekësve të Eric Trumpit pësoi rënie për 16 ditë rresht, duke rënë me më shumë se 302,500 – midis 7 janarit dhe 22 janarit – sipas statistikave të firmës ndjekëse të mediave sociale Social Blade.

Trump Jr duket se tani është i afërmi më aktiv i ish-presidentit në Twitter, megjithëse kohët e fundit e ka përdorur atë për të reklamuar praninë në Telegram. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat