Më 25 Janar 2020, në Boston, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare Van Christo

Amerika

Më 25 Janar 2020, në Boston, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare Van Christo

Më: 26 janar 2021 Në ora: 06:50
Van Christo
Ai ishte veprimtar i hershëm shqiptaro-amerikan dhe konsull nderi i Shqipërisë, njoftoi Zëri I Amerikës një vitë më parë
 
BOSTON MA : Zëri i Amerikës tha se Van Christo erdhi në Amerikë nga Korça kur ishte fare i vogël, mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore në radhët e ushtrisë amerikane dhe mbaroi Universitetin e Bostonit për art dhe letërsi.
 
Për shumë dekada ai punoi në biznesin e reklamave dhe drejtoi disa programe radioje në Boston. Van Christo është krijues i një teatri në radio që mbante emrin e tij. Pjesët transmetoheshin në radiostacione të ndryshme në të gjithë Bostonin.
 
Kori shqiptar i Usterit i drejtuar prej tij dha koncerte me këngë patriotike dhe popullore shqiptare në Masatchussets, Nju Jork dhe Pensilvani.
 
Van Christo do të mbahet mend për ndjenjat e tij të pastra si atdhetar dhe ruajtës i traditës. Ai vazhdimisht u fliste bashkatdhetarëve për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe përpiqej ta ndihmonte vendin amë. Fondet që u mblodhën nga koncertet e dirigjuara prej tij u përdorën për ndërtimin e Kishës shqiptare të Usterit.
 
Van Christo drejtonte pa u lodhur faqen informative Frosina për të ndihmuar shqiptarët e sapo ardhur në Amerikë pas rënies së komunizmit në Shqipëri.
 
Në bisedat me Zërin e Amerikës ai fliste me krenari për rolin e shqiptarëve të Bostonit, ku dikur lindi dhe u zhvillua shoqata panshqiptare Vatra e Fan Nolit dhe e Faik Konicës.
 
Në një intervistë për Zërin e Amerikës në vitin 2012, zoti Van Christo tha:
 
"Shqiptarët e atyre kohëve të para bënë shumë për të ngritur një komunitet, gazeta dhe një kishë për ta çuar përpara shqiptarizmën. Kjo na mungon shumë sot, jo vetëm në Amerikë por edhe në Shqipëri... Ata munden që në kuptimin e vërtetë të fjalës të bëhen zëri i ri i Shqipërisë në Amerikë, në mënyrë që të tjerët të kenë mundësi të dinë se cilët ishin shqiptarët, cilët janë dhe përse meritojnë një vend shumë të respektuar, sidomos në Ballkan”.
 
Van Sotir Kristo, shqiptari me famë në Amerikë
 
(15-04-2004) Intervistë nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)
 
Van Sotir Kristo, i lindur në qytetin e Korçës, në moshën një vjeçare erdhi në Amerikë. E quante si një arritje kur lidh shqiptarët me njëri-tjetrin në të gjithë botën.
 
Van Sotir Kristo një korçar i vogël që u rrit e u bë me famë të madhe, në Amerikë
 
BOSTON MA: Zoti Van Sotir Kristo, i lindur në qytetin e Korçës, në moshën një veçare erdhi në Amerikë. Ka shërbyer në ushtrinë amerikane me gradën "Petty Officer" U.S. Navy - aeroplanmbajtësja U.S.S. Chaffee, DE230, gjatë Luftës së dytë Botërore. Eshtë që prej vitit 1960, President dhe Creative Director i Agjensisë me të njëtin emer "Van Christo Advertising Agency", e cila, kryen shërbimet e saja dhe ka klientë të shumtë në Amerikë, Kanada dhe Europë. Ka fituar dy çmime prestigjoze në këtë fushë, atë CLIO dhe Academy Award of Advertising.
 
Prej 1966 deri 1981, ka krijuar e punuar në radio-teatrin "Van Christo Radio Theatre" emison i emituar në "Old-Time Radio" - radio stacioni Greater Boston, në stacion radiofonik - WCRB dhe WBUR. Është producent dhe drejtor i disa radio programeve të njohur për fëmijë si ai "The Treehouse". Njëkohësishtë shërben dhe është konsulent në programet e njohura radiofonike "National Public Radio" (NPR) "Corporation for Public Broadcasting" (CPB), "U.S. Department of Education."
 
Van Christo, gjithashtu është intervistuar disa herë nga media lokale dhe ajo kombëtare amerikane nga stacionet nga më prestigjozet në Amerikë dhe botë si: Greater Boston TV, CBS radio, the BBC, Voice of America, Radio Marti, Wisconsin Public Radio, Associated Press, The Boston Globe, The Boston Herald, Los Angeles Daily News. Gjatë luftës në Kosovë, dhe ndryshime demokratike në Shqipëri, së bashku me bashkëshorten e tij, zonjën Jane Christo kanë marrë pjesë e drejtuar rreth 200 emisione si General Manager of NPR Radio Station WBUR në Boston, për këtë qëllim kanë qënë të ftuar edhe në agjenisnë kombëtare të Informacionit, United States Information Agency dhe Departamentin e Shtetit. Ata si keshilltare kanë bashkëpunuar edhe me Radio Tiranën.
 
Në 1996, Van Christo, në projektin e administratës u pat emëruar Ambassador i SHBA-së në Shqipëri, nga Senator John Kerry, U.S. Congressman Barney Frank, ish U.S. Congressman Robert Drinan. Në 1994, në shtetin federal Massachusetts, nga Governori William Weld u ngakua të kryej detyrën e këshillatrit "Governor's Advisory Council" për emigratët e refugjatët. Më pas rizgjidhet në të njëtën detyrë edhe më 1997 nga Governor A. Paul Cellucci. Ndërsa më 1998, emërohet si zyrtar i shtetit federal, në sektorin e shëndetësisë "Massachusetts Health", duke punuar me Commisioner Howard K. Koh's, në mënyrë specifike në atë të ndihmave shëndetsore për emigratët "Refugee and Immigrant Health Advisory Committee". Ai është i martuar me zonjën Jane Christo dhe kanë katër fëmijë - Jeffrey Dean, Pira Frosina, Tana Marika, dhe Zachary Tomor.
 
A mund te flsini rreth faqes elektronike Frosina, si u krijua dhe kur?
 
Van Sotir Christo: Ardhja e demokracisë në Shqipëri, e gjeti grupin e parë të shqiptarëve që mberritën në Amerikë, pa një organizatë qëndrore që t'i ndihmonte ata në kapërcimin e vështirësive të tilla si mësimi i gjuhës angleze, gjetja e shërbimeve ligjore, punësim, shendëtsi, e të tjera. Në këto rrethana, 9 vjet më parë unë themelova Rjetin Indformativ Frosina, si një organizatë jo fitim-prurese, si burim kulturor i emigranteve shqiptarë, në ndihmë të porsa ardhurve nga Shqipëria. Për shkak të larmisë së burimeve referuese të Rjetit Informativ Frosina, i njëjti informacion përdoret edhe nga grupe të tjera etnike si portugeze, spanjisht folëse dhe aziatike.
 
Cfarë veprimtarish të tjera kryen Qëndra Kulturore Informative Frosina?
 
Van Sotir Christo: Një ndër qëllimet kryesore të Rjetit Informativ Frosina është sqarimi i paragjykimeve që kanë, madje edhe disa njërëz të shkolluar, rreth Shqipërisë. Për këtë arsye, Frosina botoi një rubrikë "të dhëna të shkurtëra" me fakte ose pak të njohura ose me informacion të veçantë rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve në botime të shtypura ose të vendosura në rubrikën Forumi i Frosinës, në faqet e internetit në adresën www.frosina.org. Si drejtues i Rjetit Informativ Frosina, shpesh herë mjetet e shtypit më kanë kontaktuar për të marrë informacion lidhur me shqiptarët e fakte të tjera që lidhen me ta. Për shëmbull, para dhe gjatë krizës në Kosovë, kam dhënë rreth 200 intervista për organe të ndryshme të shtypit, e radios e televizionit duke përfshirë BBC, Associated Press, Christian Science Monitor, Televizionin NKH ne Tokio, Japoni e të tjera. Unë jam i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme me gazetarët shqiptarë dhe ata nga Ballkani që vizitojnë Amerikën.
 
Për çfarë tregon kjo faqe më së shumti?
 
Van Sotir Christo: Kjo tregon se faqja e internetit të Frosinës përmban informacion të pazakonshëm ose pak të njohur për Shqipërinë dhe shqiptarët veçanërisht në forumin e njohur Frosina. Për shëmbull, duke vizituar faqen e internetit të Frosinës, lexuesit kudo në botë po mësojnë tani faktin pak të njohur që gjatë Holokaustit, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që i mbrojti hebrenjët e vet nga pushtuesit nazistë gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë, që strehoi dhe ndihmoi hebrenjët e tjerë që ishin larguar nga Serbia, Austria dhe Greqia për në Shqipëri. Që nga themelimi i saj 9 vjet më parë, Frosina ka botuar nje seri këshillimoresh, të cilat japin një informacion të bollshëm e të nevojshëm për të porsaardhurit shqiptarë dhe të tjerët në Amerikë si për shëmbull ku të mësojnë Anglisht, të gjejnë punë e të tjera.
 
Cilët artikuj janë më të lexueshëm?
 
Van Sotir Christo: Besoj se Forumi Frosina dhe informacionet e shkurtëra të Frosinës janë me të lexueshmet, 4500 deri në 7500 lexues çdo muaj.
 
Çfarë informacioni i rëndësishëm gjëndet aty rreth shqiptarëve të parë të ardhur në Amerikë?
 
Van Sotir Christo: Nuk jam në dijeni të ndonjë burimi tjetër që të japë informacion të këtij lloji si ky në SHBA. Besoj se Frosina ishte e para dhe e vetmja faqe interneti me orientim shqiptar që jep këshilla dhe shërbime referimi për shqiptarët kudo ku ndodhen në Evropë, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Gjermani, Zvicër, Angli e vende të tjera.
 
Po për të sotmit çfarë dispononi?
 
Van Sotir Christo: Jam i mendimit që shqiptarët e porsaardhur po vendosen përfundimisht në gjirin e komuniteteve të hershme shqiptare në Amerikë. Megjithatë kjo nuk ndodhi në fillim për shkak të shpresave jo realiste që shqiptarët e porsaardhur kishin për "mikëpritesit" shqiptaro-amerikane. Për shëmbull, të porsaardhurit nga Shqipëria prisnin nga Shqiptaro-Amerikant që t'ju gjenin atyre punë, strehim, shërbim shëndetsor, e të tjera. Ishte kjo arsyeja që unë formova Frosinën, që të shërbente si një urë midis tyre.
 
Ku është përqëndruar më së shumëti puna juaj kohët e fundit?
 
Van Sotir Christo: Frosina boton informacion të dobishëm si për të porsaardhurit ashtu dhe për ata shqiptarë që kanë ardhur jo shumë kohë më parë dhe për emigrantë të tjerë që vijnë në Amerikë. Pjesën më të madhe të kohës e shpenzoj me kërkimin dhe prodhimin e informacioneve të shkurtëra të Frosinës dhe informacione të tjera kulturore dhe në kohën e duhur që është më interes për shqiptarët dhe të tjerët. Me sinqeritet besoj që Forumi Frosina ofron mundësi për shqiptarët dhe të tjerët duke krijuar një rrugë të gjërë që mbulon një mori të madhe çështjesh dhe që nxit shkëmbime informative dhe komente midis tyre. Forumi Frosina gjithashtu u jep oportunitete të dobishme vizitoreve të faqes së saj të internetit, në mënnyrë të dobishme me më shumë njohuri rreth Shqiptarëve, historisë e kulturës së tyre.
 
Sa është numri i anëtarëve tek Frosina?
 
Van Sotir Christo: Janë rreth 200 anëtarë të regjistruar të Forumit Frosina. Cuditërisht, faqen e internetit të Frosinës e vizitojnë edhe shume individë jo shqiptarë për arsyet që i përmenda më lart. Për shembull rubrika e "Recetat Shqiptare" është shumë e lexuar veçanërisht nga të huajt që shpesh shfrytezojnë recetat. Kam mendimin se "Tave Kosi" është një nga më të preferuarat për lexuesit jo shqiptarë.
 
Cili është çmimi që ju morët këtë vit Cmimi për Zgjedhje Kulturore dhe Zgjedhja Popullore?
 
Mr. Van Sotir Christo: Frosina e morri Cmimin e Zgjedhjes Kulturore në 1998 për shkak të informacionit të rrallë që ajo jep rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve, përsa i përket kulturës dhe historisë së këtij kombi. Disa vizitorë të faqeve të internetit të Frosinës theksojne se Frosina është burimi më i pasur informativ për shqiptarët në internet; për shembull, që katër Papa të Vatikanit janë me origjinë shqiptare, që në Shqipëri mund të jetë zbuluar mbeturina e parë arkelogjike në Europë, që vendodhja e helmetës dhe shpatës së Skendërbeut është Museumi Kunthistorisches në Vjenë të Austrisë, për Teutën, Mbretëreshën e Ilireve, e të tjera.
 
Frosina morri Çmimin e Zgjedhjes së Popullit: ndër 100 Faqet më të mira të Internetit në botë në vitin 2000 për origjinalitetin e saj, formatin e lehtë për t'u lexuar, informacionin që jep për shqiptarët dhe të porsaardhurit e tjerë në Amerikë dhe për informacione të tjera pak të njohura që jep për shqiptarët. Frosina fitoi Cmimin e Artë të Internetit në shkurt të vitit 2004 për shumë nga arsyet që unë përmenda me lart. Jam i kënaqur që Frosina u njoh dhe u nderua me marrjen e ketyre tre çmimeve sepse une besoj se kjo është një dëshmi se si Rjeti Informativ Frosina dhe Faqja e saj e Internetit përceptohen edhe nga odiencat jo shqipatre.
 
Cfarë detyrash ju dalin përpara në këtë fushë?
 
Mr. Van Sotir Christo: Siç thonë në Amerikë, unë shërbej si "kryeshefi i guzhinës dhe shishe larës" i Frosinës, që do të thotë me fjalë të tjera që unë jam përgjegjës për gjithë aktivitetet e Frosinës me perjashtim të një zonje të mrekullueshme që punon disa ore në javë duke u kujdesur për arkivat zyrtare si llogaritare.
 
Ç'do t'u thonit me këtë rast apasionuesve te internetit dhe abonentëve tuaj?
 
Van Sotir Christo: E quaj si një arritje që më gëzon kur lidh shqiptarët me njëri-tjetrin në të gjithë botën; gjithashtu i inkurajoj që të më japin informacion për Frosinen për llojet e materialeve që ata dëshirojnë të gjejnë në faqet e Internetit tonë krejtësishtë me orientim shqiptar.
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat