Biden: Jam i bindur që deri në verë do të jemi në rrugë të mirë të arritjes së imunitetit kolektiv

Amerika

Biden: Jam i bindur që deri në verë do të jemi në rrugë të mirë të arritjes së imunitetit kolektiv

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:18
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden pret që Shtetet e Bashkuara deri në verë do të jenë në rrugë të mirë të arritjes së imunitetit kolektiv, pasi që plani i ri parasheh që brenda ditës të vaksinohen 1.5 milion qytetarë, shkruan Independent.

Shpërndarja e vaksinave tek miliona amerikanë do të jetë siç tha Biden, “sfidë logjistike që tejkalon të gjitha ato që janë tentuar deri më tani në SHBA”.

“Konsideroj se këtë mund ta bëjmë. Jam i bindur që deri në verë do të jemi në rrugë të mirë të arritjes së imunitetit kolektiv apo do të vaksinohen 300 milionë amerikanë”, ka thënë Biden.

Presidenti amerikan ka theksuar se SHBA-të mund ta fitojnë betejën kundër COVID-19, por që u duhet të merren me të edhe gjatë fillimit të vjeshtës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat