Dallimi mes zyrtarëve për informim të administratës Trump dhe Biden

Amerika

Dallimi mes zyrtarëve për informim të administratës Trump dhe Biden

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:50
Sean Spicer, Jen Psaki

Administrata e kaluar amerikane në krye me Donald Trump, shpesh konfrontohej me mediat lidhur me raportimet, duke akuzuar gazetarët se kinse po trillojnë lajme dhe po përhapin dezinformata sa i përket politikave të Trump.

Në anën tjetër presidenti i ri Joe Biden, është zotuar se do të bëjë gjithçka që SHBA-ve t’ia rikthej imazhin që e kishte para se të vinte në pushtet Trump.

Se qasje më të ashpër kishte administrata e Trumpit me mediat e dëshmon edhe një video ku shihet zyrtari për informim i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer duke akuzuar mediat për shtrembërim të deklaratave.

E krejt të kundërtën është duke e bërë kolegia e tij Jen Psaki që shërben në administratën e Bidenit, ku u bën thirrje gazetarëve të raportojnë të vërtetën dhe se një gjë e tillë është e garantuar në vendet demokratike – duke i inkurajuar të vazhdojnë me punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat