Kjo është gjendja e Presidentit meksikan pasi doli pozitiv me COVID-19

Amerika

Kjo është gjendja e Presidentit meksikan pasi doli pozitiv me COVID-19

Më: 27 janar 2021 Në ora: 08:03
Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ndjeu simptomat e para të COVID-19 të dielën dhe u testua pasi u kthye në kryeqytet me një fluturim tregtar nga një ngjarje në Meksikën qendrore, tha zëdhënësi i tij të martën.

Presidenti 67-vjeçar, u tha të dielën në mbrëmje se ishte infektuar me koronavirus, vetëm disa orë pas marrjes së fluturimit Aeromexico, duke rritur shqetësimin për shkallën e ekspozimeve të mundshme.

Zëdhënësi Jesus Ramirez tha se pasagjerët në fluturim po kontaktoheshin dhe se gazetarëve që udhëtonin me presidentin u rekomandohej të izoloheshin.

Lopez Obrador kishte ethe të dielën dhe ende po përjetonte disa simptoma të lehta deri të martën, duke përfshirë një dhimbje koke të vogël, tha Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Hugo Lopez-Gatell në një konferencë shtypi.

“Presidenti po bën mirë … ai nuk ka simptoma të tjera”, tha Lopez-Gatell, duke shtuar se Lopez Obrador ishte në humor të mirë.

Pandemia po përkeqësohet në Meksikë. Spitalet në kryeqytet janë afër ‘ngopjes’ dhe banorët po përpiqen të gjejnë furnizime me oksigjen mjekësor. Me më shumë se 152,000 vdekje të regjistruara zyrtarisht, ajo ka numrin e katërt më të lartë në të gjithë botën dhe fatkeqësitë pritet të kapërcejnë Indinë brenda ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat