Avokati lë nam në seancën dëgjimore online, shfaqet duke bërë seks me një grua…

Amerika

Avokati lë nam në seancën dëgjimore online, shfaqet duke bërë seks me një grua…

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 07:28
Hector Paredes Robles, shfaqet i zhveshur së bashku me një grua

Masat e vendosura nga pandemia e koronavirusit, kanë çuar në mbylljen e një sërë institucionesh në të gjithë botën, të cilët aktivitetin e tyre po e zhvillojnë nëpërmjet platformave online.

Mirëpo kjo mënyrë e re komunikimi, ka regjistruar episode aspak të hijshme muajt e fundit.

Rasti më i fundit vjen nga një seancë dëgjimore në një gjykatë të Perusë, ku avokati Hector Paredes Robles, shfaqet i zhveshur së bashku me një grua. Këto pamje shokuan pjesëmarrësit e tjerë në seancën gjyqësore.

Gjyqtari i çështjes bëri thirrje që ky rast të hameretohet. Robles ishte avokati mbrojtës i një personi të akuzuar për trafik droge, mashtrim dhe zhvatje.

Avokatit iu ndalua që të merrej më me këtë çështje.

Po ashtu ndaj tij do të ketë dy hetime, një nga prokurori i shtetit dhe një nga shoqata lokale e avokatëve. Disa gazetarë janë shprehur se gruaja me të cilën ai po kryente marrëdhënie është një kliente e tij.

Megjithatë ajo nuk është identifikuar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat