Vajza 9-vjeçare spërkatët me gazlotsjellës gjersa policia e kishte arrestuar

Amerika

Vajza 9-vjeçare spërkatët me gazlotsjellës gjersa policia e kishte arrestuar

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Media amerikane publikoi pamjet e kapjes së një vajze 9-vjeçare nga Rochester i New Yorkut.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të raportuar dhunën në familje dhe gjatë procedurave, ata vendosën ta çonin vajzën në spital për një ekzaminim.

Vajza e refuzoi idenë, por policët ishin të patundur. Vajza 9-vjeçare nuk mund të qetësohej. Ajo filloi t’i shkelmonte ata.

Në një moment, oficeri i tha asaj të “ndalonte së vepruari si një fëmijë”, të cilës ajo u përgjigj – “mirë, unë jam një fëmijë”, raporton CNN.

Në pamundësi për ta qetësuar, oficeri nxori një bombol lotësh dhe spërkati vajzën në fytyrë.

Aktualisht po zhvillohet një hetim kundër oficerëve të policisë të cilët ishin të përfshirë në incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat