Vritet në aksion agjenti i FBI, plagosen 5 të tjerë

Amerika

Vritet në aksion agjenti i FBI, plagosen 5 të tjerë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:22
Pamje nga SHBA

Një agjent i FBI humbi jetën ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një operacioni për zbatimin e një fletarresti për ndalimin e një personi në Florida, të dyshuar për pornografi me të mitur.

Forca të shumta policie rrethuan lagjen e “Sunrise” në rrethinat e Fort Lauderdale në orët e para të mëngjesit, pas raportimeve për të shtëna, ku ishin përfshirë dhe agjentët e FBI.

Disa orë më vonë u zyrtarizua se një agjent kishte humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

Autoritetet në Florida deklaruan se autori i ngjarjes më pas u mbyll në shtëpi dhe më pas u vetëvra. Ndaj tij, gjykata kishte nxjerrë një urdhërarresti që lidhje me posedimin e materialeve pornografike me fëmijë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat