Justin Trudeau: Me ShBA mund të bashkëpunojnë ngushtë në integrimin e ekonomive tona

Amerika

Justin Trudeau: Me ShBA mund të bashkëpunojnë ngushtë në integrimin e ekonomive tona

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 22:42
Justin Trudeau

Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë më ngushtë në prodhimin e automjeteve elektrike dhe në furnizimin me minerale kritike të nevojshme për të bërë bateri për makina dhe teknologji të tjera të pastra, tha të enjten Kryeministri Justin Trudeau, raporton Reuters.

"Integrimi i ekonomive tona, i zinxhirëve tanë të furnizimit ... Unë mendoj se na jep një mundësi reale për të bërë me të vërtetë disa hapa përpara," tha në një intervistë telefonike.

Pasi vuri në dukje se Kanada ka shumë minerale të tokave të rralla që nevojiten për bateritë e makinave dhe panelet diellore, Trudeau tha se ishte e rëndësishme që të kishte "një furnizim të sigurt nga një mik dhe një aleat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat