Republikanët e shtetit Uajoming dënojnë ligjvënësen Liz Cheney

Amerika

Republikanët e shtetit Uajoming dënojnë ligjvënësen Liz Cheney

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 01:02
Liz Cheney

Partia Republikane e shtetit Wyoming votoi me shumicë dërrmuese të shtunën për të dënuar ligjvënësen Liz Cheney për votimin pro ngritjes zyrtarisht të akuzës ndaj ish-Presidentin Donald Trump lidhur me rolin e tij në trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Vetëm tetë nga 74 anëtarët e komitetit republikan votuan kundër.

"Ne kemi nevojë të respektojmë Presidentin Trump. Gjithçka që bëri Presidenti Trump ishte thirrja për një grumbullim paqësore dhe protestë për një zgjedhje të drejta e që do t’i nënshtroheshin një procesi shqyrtimi", tha Darin Smith, i cili humbi përballë zonjës Cheney në garën mes republikanëve në vitin 2016 për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve. "Partia Republikane duhet t’i bëjë asaj një paralajmërim".

Në një deklaratë pas votimit zonja Cheney tha se ajo mbetet e nderuar të përfaqësojë Wyoming dhe se do të luftojë gjithmonë për çështje që kanë më shumë rëndësi për shtetin.

"Më kryesorja mes tyre është mbrojtja e Kushtetutës sonë dhe lirive që ajo garanton. Vota ime për ngritjen e akuzës u detyrua nga betimi që kam bërë përpara Kushtetutës", tha ajo.

Zonja Cheney do të vazhdojë të mbetet numri tre i republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, pas një votimi 145-61 të mërkurën./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat