Hakerat përpiqen të helmojnë ujin që furnizon qytetin, në Florida

Amerika

Hakerat përpiqen të helmojnë ujin që furnizon qytetin, në Florida

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një haker kompjuteri fitoi aksesin në sistemin e ujit të një qyteti në Florida dhe u përpoq të hidhte një sasi kimikatesh.

Hakeri rriti sasinë e hidroksidit të natriumit në sistemin e trajtimit të ujit në Oldsmar, por një punëtor e dalloi në kohë.

Ky kimikat përdoret në sasi të vogla për të kontrolluar aciditetin por një sasi e madhe mund të shkaktojë probleme të mëdha.

Kryetari i bashkisë Oldsmar Eric Seidel tha: “Ekziston një aktor i keq atje.”

Asnjë arrestim nuk është bërë ende dhe nuk dihet nëse sulmi është bërë nga brenda SHBA-së apo jashtë. Kompjuteri që kontrollon sistemin e trajtimit të ujit të Oldsmar u aksesua nga distanca. Një operator i impiantit dalloi një përpjekje për të hyrë në sistem në mëngjes por supozoi se ishte mbikëqyrësi i tij, njoftoi Tampa Bay Times.

Por një përpjekje tjetër u bë pasdite dhe këtë herë hakeri arriti në softëer-in e trajtimit dhe rriti përmbajtjen e hidroksidit të natriumit nga 100 pjesë në milion në 11,100 ppm. Operatori ndërhyri në kohë.

Hidroksid natriumi është përbërësi kryesor si pastrues në përbërjet e lëngshme. Mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe syve, dhe rënien e flokëve.

Konsumimi i tij mund të shkaktojë dëmtim të gojës, fytit dhe stomakut dhe të shkaktojë të vjella, të përziera dhe diarre.

Fabrika e Oldsmar siguron ujë për bizneset dhe rreth 15,000 banorë. Programi i hyrjes në distancë në sistemin e ujit është çaktivizuar përkohësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat