Porosi të qartë Moskës, SHBA dërgon bombarduesit B-1 dhe 200 ushtarët në Norvegji – shumë afër Rusisë

Amerika

Porosi të qartë Moskës, SHBA dërgon bombarduesit B-1 dhe 200 ushtarët në Norvegji – shumë afër Rusisë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:33
Foto

Forcat ajrore amerikane për herë të parë kanë dërguar në Norvegji bombardues B-1, lëvizje kjo që i dërgon sinjal të qartë Moskës, që ushtria amerikane do të reagojë në rajonin e rëndësishëm strategjik në arktik – duke i ofruar mbështetje partnerëve në këtë rajon, shkruan CNN.

Zyrtarët e lartë të ministrisë së Mbrojtjes, kanë konfirmuar që katër bombardues B-1 të forcave ajrore amerikane dhe afro 200 ushtarë nga baza Dayes në Teksas, do të stacionohen në bazën Orland në Norvegji.

Gjatë tre javëve të ardhshme do të fillojnë misionet në Arktik dhe hapësirën ndërkombëtare ajrore përgjatë kufirit në veriperëndim të Rusisë.

Ata thonë se stacionimi i forcave amerikane shumë afër Rusisë do të thotë që SHBA-të do të mund të reagojnë më shpejtë, ndaj çfarëdo agresioni të mundshëm nga ana e Rusisë.

“Gatishmëria operative dhe mbështetja për aleatët dhe partnerët tanë dhe reagimi i shpejtë, janë sukses i përbashkët”, ka t hënë gjenerali amerikan Joseph Haridian, komandant i forcave ajrore amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Gjatë muajve të fundit, Pentagoni ka dërguar grupe të ngjashme të bombarduesve B-52 në Lindjen e Mesme,  për të demonstruar aftësinë e SHBA-ve që shpejtë të dërgojë ushtrinë dhe pajisjet ushtarake në rajone me potencial të madh të rrezikut. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat