Senati voton pro vazhdimit të gjyqit të fajësimit të Trumpit

Amerika

Senati voton pro vazhdimit të gjyqit të fajësimit të Trumpit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:28
Senati

Senati amerikan ka votuar pro vazhdimit të gjykimit të fajësimit të ish-presidentit, Donald Trump.

Ligjvënësit miratuan kushtetutshmërinë e procedurave të fajësimit të presidentit të 45-të amerikan.

Senati votoi 56-44, duke pohuar se gjyqi i fajësimit është kushtetues dhe procedurat duhet të vazhdojnë edhe më tutje, raporton cnn.

Senatorët republikanë Collins, Cassidy, Murkowski, Romney, Sasse dhe Toomey votuan të gjithë me demokratët.

Udhëheqësi i Senatit Mitch McConnell, megjithatë, doli në anën e mbrojtjes Trump në çështjen e kushtetutshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat