SHBA i bashkohen programit të OBSH për shtimin e vaksinimeve

Amerika

SHBA i bashkohen programit të OBSH për shtimin e vaksinimeve

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 06:21
Ilustrim

Një zyrtar amerikan tha të martën në një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se Uashingtoni do të marrë pjesë në një program për të shtuar testimet, diagnostikimet dhe vaksinat kundër koronavirusit, ndërkohë që u bashkohet përpjekjeve globale për t'iu përgjigjur pandemisë.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e mirëpriti njoftimin, i cili vjen pas konfirmimit muajin e kaluar se Uashingtoni nën Presidentin Joe Biden nuk do të largohet nga OBSH-ja. Ish Presidenti Donald Trump e kishte kritikuar agjencinë dhe kishte ndalur financimin e saj.

Colin L. McIff, zyrtar i lartë i departamentit amerikan të Shëndetësisë tha në një takim virtual se Shtetet e Bashkuara shprehin angazhimin për “multilateralizmin dhe kauzën e përbashkët për t'iu përgjigjur pandemisë dhe për të përmirësuar shëndetin publik global.”

Takimi në Gjenevë synonte të ndihmonte në plotësimin e një mungese financimi prej 27 miliardë dollarësh për programin e mbështetur nga OBSH që ka për qëllim zgjerimin e qasjes globale tek mjetet për të luftuar COVID-19-n.

Shtetet e Bashkuara, donatori kryesor i OBSH-së, kanë premtuar 4 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat