Senatori republikan, Kinzinger: Nëse votimi do të mbahej privatisht, Trump do të dënohej

Amerika

Senatori republikan, Kinzinger: Nëse votimi do të mbahej privatisht, Trump do të dënohej

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:09
Adam Kinzinger

Një nga republikanët që votoi për të fajësuar Donald Trumpin në Dhomën e Përfaqësuesve në janar, Adam Kinzinger, i ka thënë ABC News se mendon që është e mundur – por nuk ka gjasa – që më shumë republikanë në Senat do të votojnë për të dënuar ish-presidentin.

Ai i tha rrjetit amerikan të lajmeve se nëse votimi do të mbahej privatisht, ai “sigurisht” do të kalonte, raporton bbc.

Dy të tretat e Senatit prej 100 anëtarësh duhet të votojnë për të mbështetur një verdikt të fajësimit në mënyrë që të dënojnë ish-presidentin amerikan. Demokratët aktualisht mbajnë 50 vende dhe kanë nevojë për votën e të paktën të 17 republikanëve.

Të martën, gjashtë senatorë republikanë votuan në favor të lëvizjes së gjyqit përpara, Lisa Murkowski nga Alaska, Bill Cassidy nga Luiziana, Susan Collins nga Maine, Ben Sasse nga Nebraska, Pat Toomey nga Pensilvania dhe Mitt Romney nga Utah.

Kjo sugjeron se demokratët nuk do të marrin mbështetjen e mjaftueshme për një dënim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat