Trump pas vendimit historik të Senatit: Ky është vetëm fillimi ynë

Amerika

Trump pas vendimit historik të Senatit: Ky është vetëm fillimi ynë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:11
Donald Trump

Zyra e Donald Trumpit lëshoi një deklaratë publike pasi ish-presidenti i SHBA-së u shfajësua në Senat.

“Kjo është një fazë tjetër e gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë”, shkruan në deklaratë.

Nuk përmendet kryengritja e 6 janarit, por ai përsërit se demokratët janë ata që mbështesin protestuesit dhe turmën.

“Ky është një koment i trishtuar i kohës sonë, që një parti politike në Shtetet e Bashkuara mori leje për të denigruar shtetin e së drejtës, shpifur për agjencitë e sigurisë, për të gëzuar masat, për të shpenguar protestuesit …”, thuhet në deklaratë, raporton aljazeera.

Përfundon me një vështrim për të ardhmen dhe premtime për mbështetësit. “Lëvizja jonë historike, patriotike dhe e bukur për ta bërë Amerikën të madhe përsëri sapo ka filluar. Në muajt e ardhshëm, unë kam shumë për të ndarë me ju dhe pres të vazhdojmë së bashku udhëtimin tonë të mahnitshëm, për ta bërë Amerikën të shkëlqyeshme për të gjithë njerëzit tanë”, shkruan aty.

Senati i Shteteve të Bashkuara dha një vendim përfundimtar sot se Trumpi nuk është fajtor për nxitjen e kryengritjes, e cila i referohet ngjarjes kur protestuesit sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 Janar. 43 senatorë votuan për lirimin e tij, ndërsa 57 votuan që të shpallet fajtor. Shtatë republikanë votuan kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat