​Tornadoja `nga ferri`, banorët: Nuk e kemi parë kurrë një gjë të tillë

Amerika

​Tornadoja `nga ferri`, banorët: Nuk e kemi parë kurrë një gjë të tillë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:13
Foto

Të paktën tre vetë humbën jetën kur një tornado e përshkruar nga vendasit si “ e pazakontë”, u përplas mbi një qytezë të Karolinës së Veriut, ndërkohë që në Teksas qindra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në temperaturë nën zero.

Tornadoja shkaktoi edhe 10 të plagosur pasi goditi juglindjen e Brunswick. Ajo shkatërroi shtëpi, rrëzoi linjat e energjisë e shkuli pemë nga rrënjët.

Banorët mbetën të traumatuzuar. “ Nuk e kemi parë kurrë më parë një gjë të tillë. Shkatërrim gjithandej. Procesi i rimëkëmbjes ka për të qenë shumë i gjatë”, shkroi në rrjetet sociale sherifi i kontesë, John Ingram.

Ekipet e emergjencës thonë se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Ingram sqaroi se kërkimet për të zhdukur kanë nisur me urgjencë dhe do të intensifikohen gjatë ditës. Ai i kërkoi njerëzve të shmangin zonën e goditur teksa punonjësit e ndihmës po përpiqen të pastrojnë rrugët e po kërkojnë për viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat