Mësuesja vdes nga Covid-19 pasi shkolla refuzoi ta linte të punonte nga shtëpia

Amerika

Mësuesja vdes nga Covid-19 pasi shkolla refuzoi ta linte të punonte nga shtëpia

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 08:08
Karen Johnson, mësuese

Një mësuese vdiq nga Covid-19 pasi shkolla e saj refuzoi ta linte të punonte nga shtëpia, në New York.

Karen Johnson, 57-vjeçare, vdiq më 11 shkurt ndërsa familja e saj ka thënë se ajo do të ishte akoma gjallë nëse nuk do të “detyrohej të punonte” në shkollë.

Burri i Johnson, Robert Johnson Sr, tha: “Kemi humbur një grua të shkëlqyer. Unë e dua shumë gruan time. Ajo ishte shumë e kujdesshme”.

Familja e saj thanë se ishin të vetëdijshëm se Covid mund të kishte pasoja fatale për Johnson sepse ajo kishte edhe probleme tjera shëndetësore që përfshinin astmën dhe mbipeshën, shkruan metro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat