Dalja e parë publike e Trumpit pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Amerika

Dalja e parë publike e Trumpit pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:58
Donald Trump

Në Konferencën e Veprimit Politik Konservator që mbahet në Shtetet e Bashkuara, do të jetë i pranishëm një figurë dhe një zë mjaft i njohur. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të flasë të dielën e ardhshme në eventin që mbahet në Orlando.

Një burim tha për CNN se Trump do të flasë lidhur me të ardhmen e partisë republikane dhe lëvizjes konservatore.

74-vjeçari pritet të komentojë amnistitë e administratës Biden dhe politikat kufitare.

Kjo do të jetë hera e parë që Trump do të shfaqet në një dalje publike që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar.

Në këtë event është ftuar dhe ish-zëvendëspresidenti, Mike Pence, i cili ka refuzuar pjesëmarrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat