SHBA, copëzat e një aeroplani bien nga qielli përmbi shtëpi

Amerika

SHBA, copëzat e një aeroplani bien nga qielli përmbi shtëpi

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:55
Foto

Motori i një avioni Boeing që ishte duke fluturuar mbi një zonë banimi pranë Denver në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kapluar nga zjarri.

Boeing 777, me 231 pasagjerë dhe 10 punonjës, ka arritur që të kthehet dhe të aterojë në mënyrë të sigurt në aeroportin e Denver, shkruan BBC.

Nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar si pasojë e këtij incidenti.

Mirëpo copëzat e motorit që mori flakë, kanë rënë përmbi disa shtëpi banimi në zonën nëpër të cilën ka fluturuar aeroplani në fjalë.

Policia e Broomfield iu ka bërë thirrje banorëve që mos t’i prekin ose lëvizin mbeturinat për shkak të hetimeve që do të kryhen më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat