Avionët ulen mbi liqenin e akullt

Amerika

Avionët ulen mbi liqenin e akullt

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:27
Avionët ulen mbi liqenin e akullt

Një pistë prej 2600 metrash është e hapur për publikun në Alton Bay në liqenin Winnipesaukee, në shtetin amerikan të New Hampshire. Pista është ndërtuar mbi liqenin e ngrirë, sapo u konfirmua se trashësia e akullit arrinte 30 centimetra.

Paul LaRochelle, menaxhon aeroportin dhe shkon çdo ditë i pari atje për të parë gjendjen e akullit. Të shtunën, ai bëri matjet dhe pa që trashësia e akullit të fortë ishte 50 centimetra.

“Ne nuk i nxjerrim makinat tona këtu pa patur të paktën 30 centimetra akull të fortë. Nëse kemi 20 cm këtu, 30 atje, 15 atje tej, nuk mund të hapemi. Jo deri sa trashësia e akullit të jetë mbi 30 centimetra kudo. Vitin e kaluar ne nuk u hapëm fare sepse kjo nuk ndodhi. Ishte një nga ata dimra kur nuk bën shumë ftohtë, akulli ishte i brishtë dhe nuk kishte fare trashësi,” tha ai.

“Sapo avionët mbërrijnë ne i ndihmojmë të parkojnë që të mos krijohet kaos.”

Edhe departamenti i transportit i New Hampshire ofron ndihmë për menaxhimin e  pistës, përkrah pjesëtarëve të stafit të vetë LaRochelle, shkruan AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat