I riu në Teksas vdes nga i ftohti, familja e tij paditi kompaninë e energjisë për neglizhencë

Amerika

I riu në Teksas vdes nga i ftohti, familja e tij paditi kompaninë e energjisë për neglizhencë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:25
Cristian Pineda

Familja e një 11-vjeçari i cili vdiq nga moti i ftohtë në Teksas të SHBA-së ka ngritur një padi prej 100 milionë dollarësh kundër kompanive të energjisë për neglizhencë.

Sipas BBC, Cristian Pineda u gjet pa ndjenja javën e kaluar nga nëna e tij në shtëpinë e tyre lëvizëse mes temperaturave të ngrirjes.

Miliona njerëz mbeten pa energji elektrike në një mot jashtëzakonisht të ftohtë, që la të vdekur disa persona në shtetet e jugut në SHBA.

Familja dyshon që djali i tyre vdiq nga hipotermia por policia thotë se rezultatet zyrtare të autopsisë mund të zgjasin me javë.

Padia akuzon firmat e shërbimeve për vendosjen e “fitimeve mbi mirëqenien e njerëzve”, duke dështuar të përgatiten siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat