Nuk pranoi të vaksinohej, kamarierja amerikane pushohet nga puna

Amerika

Nuk pranoi të vaksinohej, kamarierja amerikane pushohet nga puna

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Bonnie

Një kamariere është pushuar nga puna pasi i dërgoi një mesazh shefit të saj, ku i thoshte se nuk mund të bënte vaksinën kundër Covid-19.

Arsyeja pse kamarierja nuk dëshironte të vaksinohej, ishte sepse ajo dhe burri i saj po përpiqeshin të bënin fëmijë.

“Unë isha e sinqertë, kam rezervat e mia për këtë, fola me një mjek dhe më tha që nuk ka problem dhe nëse nuk vaksinohesh”- u shpreh kamerierja Bonnie.

Ajo tha se pronari i saj i kishte thënë në fillim se vaksina nuk është e detyrueshme, por më pas i dërgoi mesazh duke i thënë se ishte e pushuar.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se janë të panjohura efektet e vaksinës tek gratë shtatzëna, prandaj nuk është e këshillueshme që të bëhet.

“Sapo New York  lejoi punëtorët e restoranteve të merrnin vaksinën Covid-19, ne menduam se kjo ishte mundësia e përsosur për të vendosur një plan për të mbajtur ekipin tonë dhe mysafirët e sigurt. Askush nuk është përballur me këto sfida më parë dhe ne morëm një vendim që menduam se do të ishte më e mira për të gjithë”, tha pronari i lokalit Billy Durney. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat