Shtëpia e Bardhë do të shpërndajë falas mbi 25 milionë maska

Amerika

Shtëpia e Bardhë do të shpërndajë falas mbi 25 milionë maska

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:04
Joe Biden

25 milionë maska do të shpërndahen gratis gjithandej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jeff Zients nga Shtëpia e Bardhë ka thënë gjatë një paraqitje të shkurtër publike se ky vendim është marrë nga administrata e Joe Biden së fundmi, raporton CNN.

“Maska do të jenë në dispozicion në mbi një mijë e 300 qendra shëndetësore dhe në 60 mijë depo ushqimore anembanë vendit”, është shprehur Zients.

“Secili amerikan që do të ketë nevojë për të bartur maskë mund të shkojnë në këto qendra dhe të marrë një maskë të cilësisë së lartë, e cila është prodhuar në Amerikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat