Biden: Nuk është koha të ulim vigjilencën kundër COVID-19

Amerika

Biden: Nuk është koha të ulim vigjilencën kundër COVID-19

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:09
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden u bëri thirrje bashkëkombësve të tij që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndaluar epideminë COVID-19, gjatë një fjalimi që shënoi injeksionin e dozës së 50-miliontë të vaksinës në SHBA.

“Tani nuk është koha të ulim vigjilencën tonë”, tha ai.

“Ne duhet të vazhdojmë të lajmë duart, të respektojmë distancimin fizik dhe, për hir të Zotit, vini një maskë”, vazhdoi Biden.

Ai shtoi se fundi i pandemisë nuk kishte ardhur ende, por që po afrohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat