Biden: Plan i mirë vaksinimi, por nuk është koha për t’u çlodhur

Amerika

Biden: Plan i mirë vaksinimi, por nuk është koha për t’u çlodhur

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:05
Joe Biden

Kjo nuk është koha për t’u relaksuar në frontin e pandemisë, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden.

Biden paralajmëroi amerikanët kundër rrezikut të një të ri të rritjes së infeksioneve për shkak të varianteve të reja të virusit që po shfaqen.

“Ne jemi përpara planit të planifikuar të administrimit të 100 milionë dozave vaksine në ditët e para të presidencës sime’’, theksoi Biden, raporton ATSh.

”Por, ne duhet të dëgjojmë edhe Anthony Fauci dhe shkencëtarët e tjerë”, shtoi ai.

”Lani duart, vishni maskat dhe respektoni distancimin social”, tha presidenti Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat