Tronditëse/ I riu qëllon për vdekje të dashurën shtatzënë: Fëmija s'është i joti! Zbardhet dëshmia e fortë e autorit

Amerika

Tronditëse/ I riu qëllon për vdekje të dashurën shtatzënë: Fëmija s'është i joti! Zbardhet dëshmia e fortë e autorit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:34
SHBA

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i ri ka ndërmarrë aktin ekstrem dhe ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij shtatzënë pasi kjo e fundit i tha që dëshironte që fëmija të mos ishte i tij.

Jason Brown, 24 vjeç qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, nënë e 4 fëmijëve të tjerë, Katara Bray 22-vjeç. Policia arriti në vendngjarje pas denoncimit për të shtëna dhe gjeti nënën e re të vrarë në makinën e Jason Brown i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas arrestimit, i riu deklaroi se ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit ku nëna e re i tha atij që dëshironte që fëmija që do të lindte, të mos ishte i tij.

Vetëm pak orë para krimit, Katara Bray shkroi në Instagram se dy javë më parë ishte konfirmuar sërish shtatzënë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat