Presidenti Biden me paralajmërim për Iranin: Të kenë kujdes

Amerika

Presidenti Biden me paralajmërim për Iranin: Të kenë kujdes

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:59
Joe Biden

Presidenti Joe Biden është shprehur me ton sfidues ndaj Iranit. Teherani “nuk mund të sillet pa përgjegjësi. Të kenë kujdes,” tha presidenti duke folur për goditjet ushtarake që shenjestruar objekte siriane të financuara nga Irani.

Administrata e Presidentit Biden u ka dalë në mbrojtje veprimeve të forcave amerikane në Siri, duke i cilësuar si të përligjshme dhe të duhura dhe duke i përshkruar si akte që shkatërruan objekte të përdorura nga grupe paraushtarake, të mbështetura nga regjimi iranian, të cilat shenjestrojnë forcat amerikane dhe të aleatëve të Amerikës në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se anëtarët e Kongresit ishin njoftuar për sulmin e planifikuar para goditjeve të së enjtes që shkatërruan nëntë objekte dhe dëmtuan rëndë dy të tjera.

Presidenti Biden i bëri komentet dje në Hjuston, pasi vizitoi një objekt të ngritur nga autoritetet federale për vaksinime kundër COVID-it.

Presidenti ishte në Teksas për të parë nga afër problemet e shkaktuara nga moti i pazakontë si dhe ndërprerja e energjisë elektrike që rezultoi prej saj dhe për të vizituar objekte të vaksinimit kundër COVID-it./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat