Vriten 11 persona nga të shtënat me armë në Jalisco të Meksikës

Amerika

Vriten 11 persona nga të shtënat me armë në Jalisco të Meksikës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Sulmues të panjohur dhe të armatosur kanë shtënë me armë zjarri nga një kamion dhe kanë vrarë 11 persona në shtetin perëndimor Jalisco të Meksikës.

Jalisco, vend ky ku një ish-guvernator u qëllua për vdekje në dhjetor të vitit të kaluar, është një nga epiqendrat e rrezikshme të karteleve të drogës, shkruan Reuters.

Zyra e prokurorit të shtetit ka konfirmuar se 10 burra janë gjetur të vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit; ndërsa më pas është zbuluar edhe trupi i një personi të pajetë.

Si pasojë e këtij sulmi, plagë kanë marrë edhe një grua si dhe një i mitur të cilët janë duke u trajtuar në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat