Protesta në Argjentinë shkaku i skandalit me vaksina anti-COVID

Amerika

Protesta në Argjentinë shkaku i skandalit me vaksina anti-COVID

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:02
Argjentinë

Mijëra qytetarë kanë dal në rrugë nëpër qytete të Argjentinës për të protestuar me mënyrën se si është menaxhuar fushata e vaksinimit anti-COVID nga autoritetet argjentinase, raporton agjencia AP.

Protestuesit kanë lënë “thasë të trupave” para ndërtesës qeveritare për të simbolizuar vdekjet nga koronavirusi, ndërsa në të kënë lënë edhe shënim: “Unë po prisja vaksinën, por ajo iu dha shokëve të Alberto’s”. Ata kanë aloduar në presidentin e Argjentinës, Alberto Fernandez.

Fernandez e ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë së Argjentinës më 19 shkurt, kur një gazetar i njohur argjentinas tha se ka marrë një vaksinë anti-COVID, pasi e kishte kërkuar vaksinimin nga ministri. Ishte vaksinuar pa qenë fare në listën e personave të planifikuar fillimisht për vaksinim.

Një listë prej afro 70 personave të vaksinuar, që nuk ishin në listë të prioritetet, është publikuar në mediume nga ministrja e re e Shëndetësisë dhe ekspertja e vaksinave Claudia Vizzotti, pak ditë pas skandalit, në tentim për të treguar transparencë.

Me përqëndrimin te skandali i vaksinave, protestuesit kanë mbajtur pano, flamuj dhe shenja tjera, për të dëshmuar mbajtjen zi.

Në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Argjentinës është njoftuar se 1.005.665 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 që nga fillimi i fushatës në dhjetor.

Argjentina ka regjistruar më tepër se 2 milionë raste pozitive me koronavirus dhe 51.795 të vdekur nga COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat