Të shtëna në një shkollë në SHBA: Nxënësi solli armën në ditën e parë, ka të plagosur

Amerika

Të shtëna në një shkollë në SHBA: Nxënësi solli armën në ditën e parë, ka të plagosur

Më: 1 mars 2021 Në ora: 19:24
Foto

Një nxënës hapi zjarr me armë në një shkollë të mesme në Arkansas të SHBA-së.

Incidenti në Shkollën e Mesme Watson Chapel në Pine Bluff ndodhi ditën e parë kur shkollat e rrethit po ktheheshin në klasa me kohë të plotë pas disa muaj kufizimesh për shkak të coronavirusit.

Sipas zyrtarëve të rrethit shkollor, të gjitha kampuset ishin të mbyllura dhe policia mbërriti në vendngjarje për të kontrolluar situatën.

“Ky ishte një incident i izoluar dhe të gjithë nxënësit janë të sigurt në këtë kohë. Prindi i nxënësit që është lënduar është njoftuar se është i sigurt”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Policia nuk po lejon askënd të hyjë dhe të dalë nga ndërtesat gjersa të kryhen disa hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat