​Shumica e amerikanëve kanë një mendim negativ për Kinën

Amerika

​Shumica e amerikanëve kanë një mendim negativ për Kinën

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Një sondazh i kryer nga Qendra kërkimore amerikane Pew tregoi sot se amerikanët kanë një mendim negativ për Kinën, dhe shumica e të anketuarve e konsiderojnë Kinën si një armike ose një konkurrente.

Rezultatet tregojnë se 9 në 10 qytetarë amerikanë e shohin Kinën si një kërcënim për SHBA.

Përqindja e atyre që besojnë se kufizimi i fuqisë kineze është përparësia kryesore e Shteteve të Bashkuara është rritur me 16 për qind në tri vjetët e fundit.

Përveç kësaj, 72 për qind e atyre që e deklarojnë veten republikan dhe 37 për qind e atyre që thonë se janë demokratë besojnë se marrja e një qëndrimi të ashpër ndaj Kinës është më e rëndësishme sesa krijimi i marrëdhënieve të forta ekonomike me Pekinin.

Të anketuarit kryesisht iu referuan shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera nga Kina në Hong Kong dhe Rajonin Autonom të Ujgurit të Xinjiang.

Të anketuarit gjithashtu thanë se kishin më pak besim te presidenti i SHBA-së Joe Biden në raport me marrëdhëniet me Kinën, krahasuar me çështje të tjera të politikës së jashtme.

Hulumtimi, i cili u krye nga 1 deri më 7 shkurt, përfshiu 2.596 të anketuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat