SHBA, Senati në debat për paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë

Amerika

SHBA, Senati në debat për paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:06
Senati amerikan

Senati amerikan i vazhdoi punimet mbrëmë gjatë gjithë natës për të avancuar paketën e ndihmës për koronavirusin të presidentit Joe Biden me një vlerë prej 1,9 trilionë dollarësh.

Seanca maratonë përfshinte më tepër se 12 votime për çështje të veçanta dhe shumë orë negociata me dyer të mbyllura.

Demokratët, që kanë kontrollin e senatit, por me një shumicë fare të vogël, ranë dakord të pakësojnë sasinë e ndihmës për miliona njerëzit që kanë humbur vendet e punës për shkak të krizës.

Nëse miratohet, kjo do të ishte paketa më e madhe stimuluese deri më sot. Ajo do t’u shtohej paketave të tjera, duke shënuar një rekord prej 6 trilion dollarësh të miratuara brenda një viti për të luftuar pandeminë dhe për të stabilizuar ekonominë amerikane.

Në Shtetet e Bashkuara pandemia ka shkaktuar më shumë se 521,000 vdekje dhe miliona vende pune të humbura.

Legjislacioni përfshin fonde për vaksinat dhe furnizimet mjekësore, ndihma për të papunët dhe asistencë emergjente për familjet, bizneset e vogla si dhe për qeveritë shtetërore dhe lokale.

Sondazhet e opinioneve tregojnë se paketa gëzon mbështetje të gjerë publike./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat