Poetja që recitoi në inaugurimin e Bidenit ndiqet nga një roje

Amerika

Poetja që recitoi në inaugurimin e Bidenit ndiqet nga një roje

Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:06
Amanda Gorman

Amanda Gorman, poetja që u vlerësua lart për performancën e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se është ndjekur nga pas deri në shtëpi nga një rojë që i ka thënë se dukej e dyshimtë.

Sipas saj, incidenti që i ndodhi të premten në mbrëmje është emblemë e realitetit të vajzave me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. “Një ditë quhesh ikonë, ditën tjetër kërcënim”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

“Një rojë sigurie më ndoqi gjatë rrugës për në shtëpi. Më pyeti nëse jetoj këtu, sepse i dukesha e dyshimtë. Ia tregova çelësat dhe u futa në shtëpi. Ai u largua, pa kërkimfalje”, thuhet në postimin e saj në Twitter.

Poetja më e re në historinë e inaugurimeve në ShBA u emërua laureatja e parë për poetët e rinj më 2017, kur ishte studentë në Harvard. Gazeta britanike, The Guardian, e ka kontakuar atë për të dhënë sqarime për rastin, por ajo nuk e tregoi prejardhjen etnike të rojës që thotë se e ka ndjekur.

Duke folur për gazetën New York Times, Gorman tha se ka pasur vështirësi që ta shkruajë poemën, por ka qëndruar zgjuar tërë natën pas sulmit të 6 janarit në ndërtesën e Capitol-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat