SHBA, regjistrohet numri më i ulët i viktimave nga COVID-19 që prej nëntorit

Amerika

SHBA, regjistrohet numri më i ulët i viktimave nga COVID-19 që prej nëntorit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Për herë të parë që prej tre muajsh e gjysmë, SHBA-ja ka regjistruar të paktën 1 000 të vdekur nga COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Në 24 orë, 749 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, shumë larg pikut prej 4 473 të vdekur të regjistruar në një ditë më 12 janar. Duhet të kthehemi në nëntor për të gjetur një numër viktimash nën pragun e një mijë viktimave, me 822.

Ngadalësimi i epidemisë vazhdon në SHBA, që gjenden në nivelet e kontaminimeve dhe të viktimave të ngjashme me ato para Halloween, Thanksgiving dhe festa të tjera në fund të vitit, sinonim i lëvizjeve të shumta grumbullimeve të mëdha dhe një përhapje në rritje të virusit.

Për presidentin Joe Biden, plani kolosal i ndihmës prej 1,9 trilionë dollarësh ka kaluar me sukses fazën e Senatit, ky është lajmi i dytë i mirë, i cili përforcon strategjinë e tij të vaksinimit në shkallë shumë të gjerë.

Fushata e injeksionit të vaksinave e filluar në dhjetor në SHBA është me të vërtetë në zhvillim e sipër, me gati 10% të popullsisë amerikane, ose rreth 31,5 milionë persona, që kanë marrë tani dy dozat e nevojshme për vaksinat e Pfizer ose Monderna, ose një dozë të vetme në rastin e vaksinës Johnson & Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat