Guvernatori i New Yorkut edhe me një skandal – “siguria strukturore” e urës që mban emrin e babait të tij

Amerika

Guvernatori i New Yorkut edhe me një skandal – “siguria strukturore” e urës që mban emrin e babait të tij

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:06
Andrew Cuomo

Mes akuzave për ngacmim seksual nga pesë gra, thirrje për dorëheqje, fajësim të mundshëm, largime të mëdha të stafit dhe një hetim federal për nënvlerësimin e pandemisë e vdekjet shkaku i COVID-19 të lidhura me shtëpitë e pleqve, guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo po përballet me një skandal të ri.

Ura Mario Cuomo, e cila zëvendësoi Urën e ashpër dhe të trafikuar rëndë Tappan Zee në vitin 2017, ka pjesë të “sigurisë strukturore” që mund të çojnë në shembjen e saj, zbuloi një hetim i Unionit Albany Times. Cuomo e quajti urën me e emëroi sipas babait të tij, i cili ishte guvernatori njujorkez nga viti 1983 deri më 1994, raporton buisnessinsider.

Bulonat e kabllove që e mbajnë urën pezull urën janë rast për t’u hetuar, shkruan Union Times.

Hetimi tetë mujor gjithashtu zbuloi se “Tappan Zee Constructors, korporata private që ndërton ura për autoritetin shtetëror, mund të ketë kryer mashtrim duke fshehur faktin se një numër i madh i bulonave ishin thyer për shkak të teknikave të pahijshme të instalimit, defekteve të prodhimit, ose të dyja.

Union Times siguroi të dhëna që burojnë nga një çështje e Aktit të Pretendimeve të Rremë të ngritur në Gjykatën e Lartë të Shtetit, por rasti nuk është hetuar që nga viti 2017. Inspektori i Përgjithshëm i New Yorkut dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kanë filluar tashmë hetimet për çështjen, sipas Times Union.

Ndryshe, Cuomo tashmë është akuzuar nga pesë gra për sjellje të pahijshme dhe ngacmime seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat