Edhe këtë vit publikohet lista e vendeve me fuqinë më të madhe ushtarake në botë, SHBA-ja sërish e para

Amerika

Edhe këtë vit publikohet lista e vendeve me fuqinë më të madhe ushtarake në botë, SHBA-ja sërish e para

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:17
Foto

Ueb-faqja Global Firepower që nga viti 2006 publikon raportin vjetor dhe listën e vendeve më ushtrinë më të fuqishme – duke filluar nga ato më të forta e deri te ato më të dobëta.

Këtë vit, lista është publikuar muajin e kaluar, kurse të dhënat janë interesante për disa vende që çdo vit po ngritën në rang-listë – duke treguar se po investojnë shumë në fushën e mbrojtjes.

Global Firepower 139 vende në listë ua ka përllogaritur “Power Index” specifik, indeks ky që llogarit 50 faktorë që nuk përfshijnë vetëm fuqinë ushtarake, por edhe gjendjen financiare, kapacitetet logjistike si dhe pozitën gjeografike.

Por në top treshen e parë nuk ka ndonjë ndryshim – si gjithmonë Shtetet e Bashkuara janë në krye të saj të pasuar nga Rusia dhe Kina. E top pesëshen e përmbyllin me Indinë dhe Japoninë që janë në vendin e katërt dhe të pestë.

Vlen të theksohet se Shqipëria renditet në vendin e 113-të, përpara Bosnje e Hercegovinës që është në të 121-in dhe Mali i Zi që është pozicionuar në të 123-in. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat