Minneapolisi do të paguajë 27 milionë dollarë për gjykimin për vrasjen e George Floyd

Amerika

Minneapolisi do të paguajë 27 milionë dollarë për gjykimin për vrasjen e George Floyd

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:59
Vrasja e Floyd nga polici Derek Chauvin, pasi ishte vendosur nga policia në gjunj, ishte kapur nga kamerat e rrugës

Qyteti i Minneapolisit ka arritur të premten marrëveshje me familjen e George Floyd që të paguajë 27 milionë dollarë për të zgjidhur procesin gjyqësor për vrasjen e tij.

Vrasja e Floyd nga polici Derek Chauvin, pasi ishte vendosur nga policia në gjunj, ishte kapur nga kamerat e rrugës dhe pamjet patën shkaktuar protesta masive në mbarë botën, shkruan BBC.

Avokatët e familjes deklaruan se pamjet e vrasjes së Floyd kanë krijuar “kërkesa të pamohueshme për drejtësinë dhe ndryshimin”.

Juria për gjykimin e vrasjes së Floyd është duke u përzgjedhur tashmë. Gjashtë nga 12 anëtarët e gjykimit janë përzgjedhur për seancën e parë dëgjimore e cila do të nisë më 29 mars.

Këshilli i qytetit të Minneapolisit ka votuar në mënyrë unanime për marrëveshjen prej 27 milionë dollarësh.

“Kjo është marrëveshja më e madhe për një rast të një vrasjeje të gabuar të një njeriu me ngjyrë dhe dërgon mesazhin e fuqishëm se jetët e zeza vlejnë dhe se brutaliteti ndaj njerëzve me ngjyrë duhet të marrë fund”, ka thënë avokati kryesor i familjes së Floyd, Ben Crump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat