OBSH kërkon nga Brazili masa më serioze pas rritjes së numrit të viktimave nga COVID-19

Amerika

OBSH kërkon nga Brazili masa më serioze pas rritjes së numrit të viktimave nga COVID-19

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:57
Foto

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që Brazili të marrë “masa serioze” për të frenuar numrin e rritur të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Krejt kjo si një veprim që do të lehtësonte sistemin e mbingarkuar shëndetësor, shkruan Euronews.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi, duke theksuar se “jo vetëm numri i rasteve, por numri i vdekjeve po rritet gjithashtu”.

“Masat që duhet të merren duhet të jenë sa më serioze që të jetë e mundur” shtoi ai.

Deklaratat e kreut të OBSH-së vijnë pasi Brazili në fillim të kësaj jave regjistroi një rekord të ri të zymtë të më shumë se 2 mijë vdekjeve nga koronavirusi gjatë 24 orëve.

“Nëse nuk merren masa serioze, prirja në rritje, e cila tani po përmbyt sistemin shëndetësor … do të rezultojë në më shumë vdekje,” paralajmëroi Tedros.

OBSH-ja ka shprehur vazhdimisht alarmin për shpërthimin në Brazil, i cili është vendi i dytë më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, dhe ka regjistruar mbi 273 mijë vdekje dhe 22.3 milionë raste pozitive.

Tedros paralajmëroi të premten se situata e rëndë në Brazil rrezikonte të shkaktonte një përkeqësim të kushteve diku tjetër.

“Nëse situata në Brazil vazhdon të jetë serioze si kjo, atëherë vendet fqinje do të preken…Mund të shkojë edhe më tej,” tha ai.

Tedros gjithashtu bëri thirrje për “mesazhe të qarta nga autoritetet” mbi situatën dhe masat e nevojshme.

Ekspertët e shëndetit thonë se rritja në Brazil po ushqehet nga variante të reja, më ngjitëse të virusit, përfshirë një të njohur si P1, i cili besohet të jetë shfaqur në Brazil, në ose rreth qytetit të Manasit në pyjet tropikale të Amazonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat