Refuzoi të bartë maskën brenda bankës, polici në Teksas arreston 65-vjeçaren

Amerika

Refuzoi të bartë maskën brenda bankës, polici në Teksas arreston 65-vjeçaren

Më: 13 mars 2021 Në ora: 23:53
Foto

Një grua 65-vjeçe nga Teksasi ka gjetur vetën të prangosur, pasi refuzoi të bartë maskën brenda një banke – ku kërkohej nga klientët që të bartin maskë brenda ambientit si preventivë kundër pandemisë së COVID-19.

Policia në Galveston kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e kishin paralajmëruar gruan që është identifikuar si Terry White.

“Zonjë, nëse të kërkojnë të largohesh, duhet të largoheni”, dëgjohet zyrtari policor duke i thënë derisa kamera që e kishte të vendosur në uniformë filmoi tërë ngjarjen.

“Paratë i kam në këtë bankë, dhe dua t’i tërheq”, i është përgjigjur gruaja policit.

Por ai i reagoi duke ia kujtuar se nëse dëshiron të kryej punë duhet të respektoj rregullat e vëna”.

Por, pavarësisht që guvernatori i Teksasi, Greg Abbott ka shfuqizuar ligjin që detyronte qytetarët të bartin maska, një gjë e tillë nuk vlen për bizneset private – që mund të aplikojnë akoma bartjen e maskave në ambientet të mbyllura ku kufizohet edhe numri i njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat