Marina amerikane tregon forcën në oqeanin indian

Amerika

Marina amerikane tregon forcën në oqeanin indian

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Marina amerikane publikoi të mërkurën imazhet e një stërvitjeje të kohëve të fundit në oqeanin Indian, duke demonstruar një numër armatimesh ajrore dhe detare.

Imazhet e forcës së ushtrisë amerikane janë publikuar ndërkohë që shefi i pentagonit, Lloyd Austin dhe kryediplomati amerikan, Antony Blinken, mbërritën në Korenë e Jugut në kuadër të një turi në Azi për të mbledhur mbështetje në zonën e indo-paqësorit kundër kërcënimit në rritje nga Kina dhe Koreja e Veriut bërthamore. Koreja e Jugut është etapa e dytë e udhëtimit të parë të tyre jashtë Amerikës, dhe ashtu si edhe ndalesa e parë e tyre, Japonia, është një aleate kryesore e shteteve të bashkuara të Amerikës.

Administrata Biden është e fokusuar tek forcimi i aleancave me partnerët e saj kryesorë aziatikë për të ndalur rritjen e Kinës. Para se të largohej nga Tokio, sekretari amerikan i shtetit Blinken, akuzoi Pekinin se po vepronte me arrogancë në shtëpi por edhe në skenën ndërkombëtare, duke përmendur aktivitetet e saj në detin e kinës lindore dhe atë jugore, si edhe kundrejt Tajvanit.

Ndërsa në Korenë e Jugut, temë qendrore do të jetë Koreja komuniste e Veriut. Në Seul, ShBA ka 28500 trupa, që kanë si qëllim mbrojtjen e saj nga fqinji kërcënues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat