Ky qen me hundë të mprehtë i kapi dje më shumë se gjysmë toni marihuanë në Amerikë

Amerika

Ky qen me hundë të mprehtë i kapi dje më shumë se gjysmë toni marihuanë në Amerikë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 10:25
Foto

Gjysmë toni marihuanë me vlerë mbi 8 milionë dollarë janë kapur djë në Indiana të SHBA-së. Policia rrugore në Indiana ndaloi një furgon për një shkelje të komunikacionit gjatë lëvizjes pranë qytetit Lowell.

Oficeri iu afrua automjetit me policinë për të folur me shoferin e quajtur Christopher Colburn.

Policia kërkoi vetëm dokumentet e shoferit për t’i vënë gjobën për shkeljen në komunikacion, por gjatë ndalimit të furgonit, një qen i policisë insistonte që të kontrollohej furgoni për shkak të aromës që ndjente.

Më pas policia kërkoi nga drejtuesi i furgonit që të hapte pjesën e prapme.

Në të ishin disa pako të fshehta në të cilat gjindeshin plot 1.264 qese të mbështjella me marihuanë. Secila qese kishte afërsisht 1.5 kilogramë.

Colburni u arrestua në vend dhe u dërgua në paraburgim në burgun e Lake County.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat